Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka kryer mbi 10 raste të vjedhjes në periudha dhe lokacione të ndryshme por kryesisht në Prishtinë.
Njoftimi i plot
Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qenda në Pishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për mbi 10 raste).
Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
-A.H . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...