Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpall sot rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Dragashit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e enjte, 16 dhjetor 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, tha Elezi.
Ndryshe, dy ditë më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.
Në bazë të dhënave nga QNR, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini prin me 470 vota ndaj kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 173 vota.
Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit./arbresh.info/
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...