Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor në takimin e radhës të iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Kështu ka raportuar media serbe Tanjug duke thënë po ashtu se në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.
Në takimin e fundit ishte paralajmëruar se i radhës do të mbahej në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku mund të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.
Kjo marrëveshje do të nënkuptonte që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës (Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri)./kk/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...