Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar se e kanë ndalur prodhimin edhe në një njësi për shkak të telasheve teknike çka ka pamundësuar furnizimin me avull të “Termokosit” që sot e ka ndalur ngrohjen.
KEK-u thotë se nesër në mëngjes pritet të kthehet në punë kjo njësi çka do t’i kthejë edhe Termokosit avullin për furnizim me ngrohje qendrore.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) qe prodhojn rreth 390 MW/h. Ndersa ne Kosoven B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1. Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore”.
“Duke falënderuar palët e përfshira per mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në reagimin e tyre.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...