Malta është bërë vendi i parë i BE-së që legalizon kultivimin dhe përdorimin personal të kanabisit.
Të rriturit do të lejohen të mbajnë deti në shtatë gramë kanabis dhe të rrisin jo më pak se katër bimë në shtëpi, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, pirja e duhanit në publik ose para fëmijëve do të jetë e paligjshme.,
Vendet tjera që kanë plane të ngjajshme janë Gjermania, Luksemburgu dhe Zvicra, ndërkaq vendet si Holanda e tolerojnë përdorimin e kanabisit në rrethana të caktuara.
Parlamenti i Maltës votoi në favor të reformës të martën pasdite, me projektligjin që fitoi 36 vota pro dhe 27 kundër.
Ministri i Barazisë, Oëen Bonnici, tha se masa “historike” do të ndalonte përdoruesit e kanabisit në kohë të vogël të përballen me sistemin e drejtësisë penale dhe do të “frenonte trafikun e drogës duke u siguruar që [përdoruesit] tani të kenë një rrugë të sigurt dhe të rregullt nga ku munden të marrin një kanabis”.
Megjithatë, Partia Nacionaliste e opozitës së Maltës votoi kundër ndryshimit.
Sipas ligjit, kushdo që mban më shumë se shtatë gramë, por më pak se 28 g, mund të gjobitet deri në 100 euro.
Dënimi për pirjen e duhanit në publik do të jetë një gjobë prej 235 euro, dhe ata që pinë kanabis para çdo personi më të ri se 18 vjeç mund të gjobiten deri në 500 euro.
Do të krijohen shoqata për të shpërndarë drogën ose farat për kultivimin e kanabisit, duke rregulluar kështu se sa blen dikush dhe një person mund të jetë vetëm anëtar i një shoqate./bbc/arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...