Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me presidenten Vjosa Osmani

18:20 | 14 Dhjetor 2021
A Z

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do ta vizitojë Kosovën.

Pandorovcki do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do ta presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media./arbresh.info/

Të ngjashme