Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se çmimi i importit të energjisë elektrike, aktualisht është shumë i lartë dhe se bëhet fjalë për një situatë të jashtëzakonshëm.
Ajo ka thënë se mjetet e parpara për import gjatë tërë vitin prej 12 milionë euro janë shpenzuar për dy muaj.
“Ne jemi në kapacitetet tona gjeneruese të KEK dhe këto kanë mjaftuar për të mbuluar kërkesën vendore. Siç është pritur me ftohjen e motit është rritur edhe kërkesa për import. Çmimi i importit është tejet i lartë. Është një situatë e jashtëzakonshme.
Rizvanolli tutje para deputetëve ka shpjeguar se shpenzimet e importit kanë arritur 12 milionë deri më tani, përderisa ka qenë e paraparë që gjatë tërë vitit të harxhohen jo më shumë se 12 milionë të importit.
“Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milionë për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milionë për import”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...