Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar nga partitë politike që të bëhen bashkë e të kalojnë projektligjin për Financimin e Partive Politike, raporton arbresh.info.
“Draftligji ka shkuar vitin e kaluar në Kuvend por, zgjedhjet e kanë ndërprerë. Financimi i Partive Politike është një fushë, e cila duhet të ketë reformë urgjente për ta ngritur llogaridhënien. Legjislacioni i ri do të ndihmojë në luftimin kundër korrupsionit. Këto hapa duhet t’i bëjë sa më parë Kosova. Llogaridhënia financiare e partive është esenciale. Këto rekomandime janë të rëndësishme. Qeveria është përkushtuar për të ndryshuar ligjin. Kjo varet nga një konsensus i gjerë i partive politike dhe inkurajomë t’i tejkalojnë pengesat e të punojnë në këtë projektligj”, tha ai.
Këtë deklaratë, shefi i zyrës së BE-së, e bëri përmes një video në tryezën e diskutimit ku po diskutohet projektligji për financimin e partive politike.
Në këtë tryezë përveç shoqërisë civile e përfaqësuesve të partive në pushte po merr pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti. /arbresh.info
Presidenti i Federatës iraniane tregon se a do të marrin pje...
Tensionet në Lindje, ambasadat evropiane bëjnë thirrje për r...
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të...
Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Irani raporton për 57 të vrarë nga sulmet në Teheran