Një 34 vjeçar është arrestuar për shkak të dhunës fizike që kishte ushtruar ndaj vajzës së tij 14 vjeçare.
Sipas PK-së i arrestuari A.L nga fshati i Begracë i Kacanikut ishte recidivist i dhunës në familje.
“Policia ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.L (M/K) 34 vjeçar- recidivist i dhunës në familje, i cili me datën 11.12.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësorë”, thuhet në komunikatë, raporton arbresh.info.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kacanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media