Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës me ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante.
Musliu i kërkoj ministrit Peci të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi që sipas saj vendimi nuk është i publikuar në web faqen e ministrisë.
“Pyetja konkrete për juve është kur, me cilën datë është anuluar ajo thirrje dhe pse nuk është bërë publike. Sepse ju e dini se shpallja ka qenë publike dhe sipas Ligjit, edhe anulimi do të duhej të bëhej publie edhe miqësisht ju kam kërkuar që informatën të ma dërgoni përmes e-mail-it, por nuk kam marrë përgjigje”.
Ministri Peci është përgjigjur se vendimin për anulimin e thirrjes për grantet është i publikuar në web faqen e ministrisë.
“Sikurse e kam shpjeguar edhe në seancën e kaluar, vendimi për shpalljen e dytë të granteve është anulu. Nuk është e vërtetë që për herë të parë kam diskutu, të gjitha vendimet që i marr si ministër bëhen publike në ëeb faqen e Ministrisë”, tha Peci.
Më pas Musliu i kërkoj edhe një herë ta tregojë datën e anulimit të vendimit, pasi që siç thotë ajo fermerët nuk janë në njohuri të anulimit të këtij vendimi.
“Më intereson me e ditë shkurt dhe sakt, me cilën datë është anulu, është marrë vendimi për anulim, dhe me cilën datë është publiku sipas juve dhe ku është publiku, sepse fermerët këtë pyetje ma bëjnë vazhdimisht. Do të thotë, kur është anulu, me cilën datë”, tha Musliu.
Ministri Peci përsëri iu drejtua deputetes se mund ta kërkojë vendimin në web faqen e Ministrisë.
Ndërkaq kjo shkaktoi edhe përplasje ndërmjet tyre, Musliu e quajti gënjeshtar Pecin.
“O datat, datat o zotni, datat, mos gënje, t’kom zanë tu rrejt, edhe vjen më filozofon, mos rrej, datat… Gënjeshtar, edhe shkollën e Bujqësisë na e ke hapë në Skenderaj gënjeshtar, turp”, i tha Musliu-Pecit.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh