Hoxha i drejtohet Qeverisë: Rritja ekonomike nuk po shihet askund, vetëm rritje enorme të çmimeve

11:49 | 13 Dhjetor 2021
A Z

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha,  gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka ftuar qeverinë që t’i thërrasin përfaqësuesit e sindikatave dhe të bisedojnë rreth shqetësimeve që ata kanë.

Hoxha thotë se nuk po shihet askund rritja ekonomike përveç rritjes enorme të çmimeve.

“Kryeministri e Ministri i Finanacave thanë që rritja ekonomike është më e larta në historinë e Kosovës, por nëse ky buxhet është më I madhi atëherë pse kërkesat e sindikatave nuk trajtohen dhe nuk mirren seriozisht. Rritja ekonomike nuk po shihet askund, po shohim vetem rritje enorme të çmimeve”, tha Hoxha./arbresh.info/