Sot, në kuadër të seancës së 54-të, deputetët e Kuvendit republikan do të vazhdojnë debatin rreth projekt/buxhetit për vitin 2022 në lexim të dytë. Sipas ligjit, projekt-buxheti duhet të miratohet deri më 31 dhjetor.
Në rend e dite të seancës së 54-të janë edhe propozimi për zgjedhjen e zëvendësit e Avokatit të Popullit, Ligji për përgjimin e komunikimeve, Ligji për të huaj dhe të tjera, të gjitha në leximin e dytë.
Në seancën e të premtes në debatin rreth propozim-buxhetit për vitin 2022, u zhvilluan grindje të ndërsjella mes deputetëve nga shumica qeveritare dhe deputetët opozitare.
Sipas të parëve, propozim-buxheti ka komponentë të fuqishme zhvillimore dhe do të ketë pjesëmarrje më të lartë historike të investimeve kapitale në shpenzimet e përgjithshme buxhetore, ndërsa sipas të dytëve, në Buxhet nuk është menduar për qytetarët që të dalin nga kriza ekonomike dhe nuk janë parashikuar para për përballjen me pasojat nga kriza energjetike.
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...
Dani Alves drejt rikthimit sensacional në fushë, gati të lua...
Abdixhiku prezanton zotimet e LDK-së në Suharekë: Paga, pens...
Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në...