263 raste të reja me Covid-19 dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 | 12 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, të situatë së Covid-19 në vendin tonë, ku pas kryerjes së 1.752 testimeve kanë rezultuar pozitivë 263 qytetarë.

111 në Tiranë, 26 në Fier, 16 në Vlorë, 11 në Berat, 10 në Durrës, Korçë, 9 në Elbasan, 6 në Mallakastër, 5 në Kavajë, 4 në Shkodër, Krujë, Dibër, Gjirokastër, 3 në Kurbin, Shijak, Sarandë, Tepelenë, 2 në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Patos, Lushnje, Himarë, Dimal, Skrapar, Cërrik, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Këlcyrë, Memaliaj, Kuçovë, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,247 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 263
Të shëruar në 24 orë 409
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,752

Testime totale 1,420,872
Raste pozitive 203,787
Raste të shëruara 195,247
Raste Aktive 5,406
Humbje jete 3,134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,526
Fier 653
Gjirokastër 553
Shkodër 372
Durrës 306
Elbasan 296
Berat 218
Lezhë 129
Vlorë 201
Korçë 99
Dibër 58
Kukës 36./tch