Federata e Futbollit të Kosovës në marrëveshje me Odën Ekonomike Zvicerane dhe brendin e njohur të orëve të veçanta zvicerane ka bërë marrëveshje që ta prodhojë një edicion të limitar të orëve të dorës.
Këto orë do të jenë të veçanta pasi do të jenë të personalizuara me hartën e Kosovës dhe simolet e FFK-së.
Ky lloj i orëve në treg do të kushtojë 24 mijë euro, por meqenëse është edicion i limituar dhe është bërë na marrëveshje me FFK-në, një orë e tillë do të kushtojë me 50 përqind zbritje nga çmimi i rregullt, që do të thotë 12 mijë euro.
FFK do të përfitojë nga një mijë euro për çdo orë të shitur, që do të thotë se në 500 orë sa është sasia e tyre, Federata do të përfitojë gjithsej 500 mijë euro.
Nga FFK, kjo shihet si e arritura e radhës në aspektin ekonomik./Arbresh.info
Ora e personalizuar me hartën e Kosovës dhe simolet e FFK-së:

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...