Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes, që po mbahet në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.
Calja, pasi fitoi medaljen e artë, ishte afër vetëm një kilogram nga titulli kampion bote në dygarësh dhe shtytje, ku doli në vendin e dytë.
31-vjeçari garoi në peshën deri në 73 kilogramë dhe ia doli të ngrejë 156 kilogramë në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër.
Edhe në shtytje, Calja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogramë në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram. Ky rezultat mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptare në botëror.
Një paraqitje shumë të mirë në këtë garë bëri edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, që u rendit në vendin e 4-të në të dyja stilet, shkëputje me 153 kg dhe shtytje me 180 kg, duke u renditur edhe në dygarësh në vendin e katërt me 333 kg.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje