Në botërorin e peshëngritjes, Briken Calja është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes.
Shtangisti shqiptar arriti të ngrejë 156 kg me stilin e shkëputjes duke kaluar kështu rivalin e tij tajlandez.
Calja e nisi me 152 kg, duke e ngritur pa probleme, po ashtu edhe peshën 154 kg. Për të shkuar në provën finale, ngriti 156 kg, si akush tjetër dhe shpallet kampion bote.
Gjithashtu, Erkand Qerimaj ka zënë vendin e katërt në stilin me shkëputje.
Qerimaj e nis konkurrimin me 150 kg, duke e realizuar me sukses këtë provë hapëse. Më pas, ai tenton 153 kg, por nuk e ngre dot këtë peshë në përpjekjen e dytë. Gjithsesi, shkodrani ia del mbanë të ngrejë 153 kg në provën e tretë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...