Carlo Ancelotti i ka lavdëruar në veçanti Vinicius Juniorin dhe Rodrygon për sakrificën që po bëjnë për ekipin.
Sipas tij, të gjithë i shohin ata duke kontribuar vetëm në sulm, por puna që po bëjnë në fazën defensive, po ndihmon ekipin që të pranojë më pak gola dhe të jetë solide.
“Courtois ka bërë paraqitje fantastike kundër Sevillës, ashtu si Militao. Alaba vazhdon të jetë stabil, ashtu si Mendy. Më pas është puna edhe e lojtarëve përpara që bëjnë. Shembull puna që bën Vinicius. Të gjithë flasin se çfarë po bën ai me topin, por ai po bën më shumë edhe në aspektin tjetër, ashtu siç po bën Rodrygo. Puna që po bëjnë ata në krah po e ndihmon ekipin të mbajë portën e paprekur”, deklaroi Ancelotti.
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...