Deputetët sot duhet të fillojnë diskutimin për Propozim-buxhetin për vitin 2022.
Të hyrat totale janë në buxhet janë paraparë 238.9 miliardë denarë dhe për 7.4.% janë më shumë se sivjet, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë parashikuar të jenë 272.4 miliardë denarë që është për 1.4% më shumë se vitin 2021. Deficiti pritet të jetë 33.5% miliardë denarë ose 4.3% të BPV-së dhe është për 2.2% më pak në krahasim me përqindjen e deficitit të vitit 2021. Për investime kapitale janë paraparë 34.8 miliardë denarë ose për 27% më shumë se viti 2021.
Sipas ministrit Fatmir Besimi, me Propozim-buxhetin për vitin 2022 sigurohet funksionimi i funksioneve në shtet, mbështetje financiare për rikuperim ekonomik dhe të përshpejtuar si dhe zhvillim.
Pas debatit në Komisionin për Financa dhe Buxhet ku përfundoi edhe diskutimi për amendamentit, Propozim-buxheti u kthye sërish në Qeveri dhe pranoi 23 amendamente në vlerë prej 382 milionë denarë./Telegrafi/
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...