Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Major Enver Cikaqi, ka vizituar Forcat e Armatosura të Jordanisë.
Kjo vizitë e është bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Jordanisë (FAJ), arbresh.info.
Gjeneral Major Enver Cikaqi në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga delegacioni i tij i punës.
“ Kjo vizitë ka filluar me takimin e shefit të mbrojtjes, ekselencën e tij, Gjeneral Major Yousef Huneiti dhe stafin e tij drejtues të FAJ, ku u diskutuan mënyrat e thellimit të bashkëpunimit në mes dy ushtrive dhe koordinimin e mëtutjeshëm në shumë sfera ushtarake”, thuhet në njoftim.
Gjeneral Cikaqi dhe delegacioni takuan edhe udhëheqësit tjerë kyç të FAJ, ndër ta komandantin e Qendrës Trajnuese “King Abdullah II”, komandantin e Forcave Ajrore si dhe zëvendës komandantin e Forcës së Reagimit të Shpejtë, si dhe oficer tjerë kyç nga shtabi i përgjithshëm i FAJ./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...