Pas 14 shkurtit, korrupsioni përmes Prokurimit Publik më nuk do të jetë i lidhur më Qeverinë e vendit ashtu siç ishte më parë.
Kështu nisi fjalën e tij i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në Ditën Kundër Korrupsionit.
Kurti bëri fajtor Qeveritë e kaluara për korrupsionin e lidhur më Qeverinë derisa thuri lavde për Qeverinë që po e udhëheq vetë, shkruan arbresh.info.
“Për Qeverinë tonë pika kryesore është Prokurimi Publik. Prokurimi Publik duhet të jetë i mirëmenaxhuar. Ne e dimë se si korrupsioni ka qenë i përqendruar rreth Qeveris më herët. Ne zgjedhjet e shkurtit këtë mendim e kanë ndarë edhe qytetaret e Kosovës. Ajo çka dihet është që pas 14 shkurtit kjo s’do të jetë e lidhur më me Qeverinë e Kosovës. Korrupsioni në Prokurimin Publik nuk është një ndërmarrje e shtetit, aty përfshihet një rrjet institucione dhe persona të përfshirë”, u shpreh Kurti.
Ai tha se skandale të shumta kanë bërë që të mos ketë besim në OBSH, Kurti beson që me bordin e ri kjo gjë të ndryshoj.
“Duke qenë se tenderët fitohen nga bizneset atëherë përgjegjësia bie të ARBK-ja e ATK-ja që monitoroj këto biznese. I gjithë procesi i përzgjedhjes duhet të kontrollohet në mënyrë që të evitohet keqpërdorimi i parasë publike”, tha Kurti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...