Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka konfirmuar se mbrojtësi, Aaron Wan-Bissaka ka pësuar një lëndim kundër Young Boys të mërkurën.
Anësori anglez duhej të tërhiqej me barelë në pjesën e dytë të barazimit 1-1 kundër skuadrës zvicerane.
“Ai mori dy goditje – njëra përsëri për fat të keq në kyçin e dorës dhe tjetra në gju”, tha Rangnick.
“Ai është trajtuar tani në dhomat e zhveshjes, por ne duhet të presim dhe të shohim se si do të jetë situate rreth këtyre dy goditjeve nesër. Por unë besojë që ai mund të stërvitet pasnesër përsëri dhe shpresoj të bëhet pjesë e ekipit kundër Norwich”, përfundoi tekniku gjerman./Arbresh.info
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish