Mëngjesi duhet të konsiderohet pjesa më e rëndësishme e ditës, sepse nga jep forcë dhe energji për të gjitha detyrimet që na presin.
Më poshtë po ju paraqesim gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë gjatë mëngjesit, të cilat mund të kenë pasoja për shëndetin e tyre, transmeton portal arbresh.info
Shmangni mëngjesin
Duke anashkaluar mëngjesin, ju privoni trupin tuaj nga të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme që në fillim të ditës.
Vetëm kafe
Nëse pini kafe sapo të ngriheni, dhe më pas hani mëngjes, atëherë jeni duke i bërë një dëm të madh stomakut tuaj.
Mëngjes në “këmbë”
Ky variant është më i mirë se dy të mëparshmet, por gjithashtu jep vlera të vogla ushqyese.
Karbohidratet shpërbëhen shpejt në molekula bazë të sheqerit dhe niseshteja shndërrohet në glukozë, kështu që papritmas rrit nivelin e saj në gjak. Nivelet e ngritura të sheqerit në gjak janë shumë të këqija për organizmin, pra krijojnë rrezik për diabetin.
Disa nga karbohidratet që hani në mëngjes janë burim energjie, por kanë jetë të shkurtër.
Menjëherë pas këtij lloji të mëngjesit do të ndjeheni të uritur dhe do të keni nevojë për ëmbëlsirë, pasi niveli i sheqerit në gjak bie shumë shpejt.
Mëngjesi i pasur
Gabimi i fundit që bëjmë është një mëngjes me shumë produkte.
Një mëngjes i bollshëm me bukë, drithëra, mjaltë apo mish të kuruar, përmban shumë kalori dhe yndyrë dhe pas këtij mëngjesi do të ndjehemi sikur duam të flemë, dhe jo të fillojmë ditën.
Ekzagjerimi i mëngjesit nuk është asnjëherë i mirë.
Drithërat, të cilat ne shpesh i blejmë sepse duken të jenë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe të rekomanduara, kanë midis 30 dhe 40 për qind sheqer dhe çdo gjë mbi 15 për qind është shumë, sipas nutricionistëve./arbresh.info/
Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin
Dita e fundit e “Defender 25”, Vengu ndjek demonstrimet e tr...
Kievi njofton shkëmbim të burgosurish me Rusinë
Rrahmani: Shpresoj që të mos ndalem dhe ta ndihmoj kombëtare...
Kurti: Siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar si kurr...
Foda flet për gjasat e Kosovës për kualifikim në Botëror