Ministri Peci: Sot 3 milionë euro i përfituan 4 mijë e 712 fermerë

20:21 | 7 Dhjetor 2021
A Z

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se 4 mijë e 712 fermerë përfituan mbi 3.3 milionë euro.

Peci tha se këto mjeke janë ndarë pjesë e 28 milionë eurove të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2021 që, sipas tij, do të procedohen për pagesë deri në fund të vitit.

Sipas tij, tashmë është shlyer edhe borxhi prej 40 milionë eurove i akumuluar ndër vite.

Postimi i plotë i tij:

Pas shlyerjes së 40 milionë eurove borxhe të akumuluara ndër vite, vetëm sot 4712 fermerë përfituan mbi 3.3 milion euro, më saktësisht 3,303,383.15 euro nga totali i 28 milionë eurove i Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve 2021 që do të procedohen për pagesë deri në fund të vitit./arbresh.info/