Policia në shtetin perëndimor indian të Maharashtra ka arrestuar një adoleshent, pasi dyshohet se i preu kokën motrës së tij më të madhe, e cila ishte shtatzënë.
19-vjeçarja, ishte martuar me një burrë pa pëlqimin e familjes së saj, thanë zyrtarët e policisë lokale.
Ajo ishte duke bërë çaj për vëllain dhe nënën e saj kur u sulmua me një drapër. Më pas adoleshenti dhe nëna e tij janë dorëzuar në polici.
Policia dyshon se ka bërë edhe një “selfie” me kokën e 19-vjeçares.
Autori i krimit u dërgua në një shtëpi paraburgimi për të mitur, pasi avokati i tij tha se ai ishte më pak se 18 vjeç.
Viktima kishte ikur në qershor dhe u martua me të dashurin e saj pasi familja e saj kundërshtoi lidhjen e tyre.
Edhe pse të dy i përkisnin të njëjtës shtresë sociale, familja e saj nuk e miratoi martesën, pasi familja e burrit ishte më e varfër, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...