Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të krijojë misionin e tij të përbashkët diplomatik në Afganistan brenda pak javësh, transmeton Anadolu Agency.
Zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Nabila Massrali, tha se BE-ja vazhdon përpjekjet e saj për të mbajtur një “prezencë minimale” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Massrali, e cila për arsye sigurie nuk ka dashur të japë detaje, ka deklaruar se fillimi i përfaqësimit të përbashkët diplomatik do të jetë i mundur pas disa javësh.
Massrali theksoi se hapja e zyrës përfaqësuese “nuk do të thotë se BE-ja njeh talebanët”.
Zyrtarët e BE-së deklarojnë se është e pashmangshme vendosja e marrëdhënieve me administratën e përkohshme talebane për disa çështje, veçanërisht për çështje të tilla si ndihma e planifikuar humanitare për Afganistanin.
Franca, e cila po përgatitet të marrë presidencën e radhës së BE-së më 1 janar, sugjeroi që vendet e bllokut të krijojnë një mision të përbashkët diplomatik në Kabul.
Gjatë vizitës së tij në Katar më 4 dhjetor, presidenti francez, Emmanuel Macron tha: “Ne po mendojmë të krijojmë një vend të përbashkët, një organizatë që do të lejojë që ambasadorët tanë të gjenden midis disa vendeve evropiane”.
“Kjo është një nismë diplomatike e ndryshme nga njohja politike e talebanëve apo dialogu politik me talebanët. Ne do të kemi një zyrë përfaqësuese sa më shpejt që mund ta hapim”, tha Macron.
Zyrtarët e BE-së këmbëngulin se nuk do të njohin talebanët, të cilët morën pushtetin dhe formuan një qeveri të përkohshme pas tërheqjes së NATO-s nga Afganistani këtë verë, por ata deklarojnë se kanë nevojë për dialog dhe bashkëpunim për disa çështje.
Mësimdhënësi dyshohet se sulmoi një nxënës në Prizren
Themelohen dy ndërmarrje publike lokale, njëra në Fushë Koso...
OSBE: RTK ka nevojë për financim të qëndrueshëm
Kurti dhe ambasadori gjerman diskutojnë bashkëpunimin në eko...
FMN: Ngërçi politik ngadalësoi rritjen ekonomike në Kosovë
Dosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë,...