Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe pranë bustit të senatorit Bob Dole.
Ajo ka thënë se Dole ishte ndër miqt më të jashtëzakonshëm të që ka pas Kosova, raporton arbresh.info
Osmani tha se Dole ishte me ne kur shumë vende nuk e dini as që ekzistonim në hartë
Fjalimi i plotë i Osmanit:
Jemi sot këtu së bashku me krerët e institucioneve dhe me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë. Për t’i thënë lamtumirë njërit prej miqve më të jashtëzakonshëm që ka pas Kosova në historinë e saj, i cili u nda nga ne dje duke lënë jo vetëm Amerikën por edhe gjithë Kosovën të pikëlluar.
Në të njëjtën kohë jemi shume krenar për miqësinë që e ndërtuam me dekada dhe për të gjithë përkrahjen që ai i dha Kosovës, në kauzën tonë për liri dhe pavarësi.
Senatori Bob Dole ishte këtu për ne në vitet e 90-ta në kohën kur shumëkush nuk e dinte që edhe ne ekzistonim ne jemi në hartë, ishte me ne edhe gjatë sfidave për pavarësi por edhe pas
Ai edhe sa ishte në senat por edhe jashtë senatit ai kurrë nuk e ndali përkrahjen për Kosovën.
Edhe postimi i tij i fundit në Twitter ishte pikërisht për Kosovën, duke e bekuar Kosovën dhe duke bekuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prandaj edhe ne sot i bashkohemi familjes së tij, i bashkohemi gjithë miqve të tij, gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta përkujtuar këtë njeri të madh që nuk na la kurrë vetë e aq sa i ka ndihmuar popullit amerikanë që të ecë përpara aq na ka ndihmuar edhe neve. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm ./arbresh.info/
Rama: Fundjava do ta gjejë Velipojën gati për të pritur vizi...
Ministri i Jashtëm: Turqia kundërshton “çdo ndërhyrje ushtar...
Haxhiu: Masakra e Reçakut, dëshmi e vuajtjes, sakrificës dhe...
E mposhti në Superkupë, Barcelona synon ta fitojë garën me R...
Falsifikoi dokumente për regjistrim të veturës, arrestohet i...
Alarm i kuq, stuhia “Goretti” i afrohet Britanisë së Madhe