Protestuesit mbushën rrugët e Kopenhagenit, kryeqytetit të Danimarkës për të treguar zemërimin e tyre ndaj kufizimeve të reja të vendosura kundër koronavirusit dhe rrezikut nga varianti i ri Omicron.
Danimarka vendosi të kthente maskat e detyrueshme në publik si dhe në transportin publik të martën.
Gjithashtu vendi skandinav do ofrojë vaksina për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Një protestuese për median AFP është përgjigjur se:
“Nuk e dua vaksinën për fëmijët tanë. Nuk i besoj vaksinimit për fëmijët, prandaj kam dalë në rrugë sot.”
Rreziku që këto vaksina mbartin, kjo nuk më pëlqen. Nuk e di nëse në 5 apo 10 vite cili mund të jetë rreziku. Nuk ka asnjë studim, për pasojat afatgjata që mund të tregojë disa efekte anësore.
Protestuesit iu drejtuan parlamentit dhe vjen në valën e shumë protestave të tjera në Europë./tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...