Klubi i Egnatias duket se me në fund ka zgjidhur problemin e trajnerit.
Rrogozhinasit shkarkuan pak ditë më parë trajnerin Gugash Magani dhe në ndeshjen ndaj Tiranës u drejtuan nga drejtori sportiv, Përparim Daiu.
Por pikërisht në ndeshjen me bardheblutë, në tribunë i ndoqi ai që pritet të jetë tekniku i ardhshëm.
“Panorama Sport” ka mësuar se tekniku i ri i Egnatias pritet të jetë Zekerija Ramadani. 43-vjeçari, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superiore, duket se ka gjetur akordin me drejtuesit e rrogozhinasve.
Ai ka një karrierë mjaft të suksesshme sidomos në Kosovë, ku si trajner ka fituar tre herë titullin kampion.
Ai ka fituar Superligën me Trepça ‘89, Feronikelin e së fundmi edhe Prishtinën, nga e cila u largua pak javë më parë.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se është gjetur gjuha e përbashkët dhe Ramadani pritet të firmosë për një vit e gjysmë me rrogozhinasit, duke u kthyer kështu përsëri në kampionatin shqiptar ku ka qenë edhe lojtar me Dinamon, Besën e Flamurtarin.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...