Ish-mbretëresha holandeze Beatrix, 83 vjeç, ka rezultuar pozitive me koronavirus, ka deklaruar shërbimi mbretëror i informacionit.
Princesha Beatrix, siç njihet që nga abdikimi i saj në vitin 2013, u testua pasi kishte “simptome të lehta të ftohjes”, thuhet në deklaratë, transmeton portal arbresh.info
“Princesha është në shtëpi në izolim dhe u përmbahet rregullave të jetës për njerëzit që kanë rezultuar pozitivë”, thuhet tutje në deklaratë.
Holanda ka përjetuar një valë rekord të infektimeve me koronavirus, ndërsa sistemi i kujdesit shëndetësor është në gjende të rënduar për shkak të shtimit të pacientëve./Reuters/arbresh.info/
Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...
Sulme ajrore në lindje të Afganistanit, mes viktimave 11 fëm...
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...