Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë vizitën e tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paralajmëruar në nëntor, për në pjesën e parë të vitit 2022.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Sipas tij, kryeministri Kurti, që nga marrja e detyrës ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore, ngjashëm do të bëjë edhe me Washingtonin.
”Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Washingtonin”, tha ai./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...