Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga vullkani që shpërtheu në ishullin Java të Indonezisë, thanë zyrtarët të shtunën.
Zëvendëskryetarja e qarkut Lumajang, Indah Masdar, tha se numri i të plagosurve është 41, duke thënë se ata të gjithë kishin pësuar djegie.
Ajo kërkoi helikopter për të ndihmuar në shpëtimin e dhjetë personave që janë të bllokuar në ndërtesa.
“Ne jemi në ankth të madh. Është pikëlluese, familjet e tyre po qajnë të gjithë”, ka thënë Masdar.
Banorët e këtij ishulli janë larguar, pasi vullkani shpërtheu për herë të dytë gjatë një muaji.
Vullkani, i cili ngrihet 3 mijë e 676 metra mbi nivelin e detit, ka shpërthyer edhe më parë, saktësisht në muajin janar, shkruan BBC.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...