Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë pasdite në Vlorë, pasi u përplas nga një mjet tip “Ford”, në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”. Policia njofton se makina që drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale R.M. ka aksidentuar të miturin me iniciale D.M.
Nuk dihet nëse ka qenë kalimi i papritur dhe i gabuar i djalit shkak i aksidentit apo nëse makina po lëvizte me shpejtësi të lartë në zonë.
Fëmija ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...
AUV asgjëson mbi 7,900 produkte ushqimore për fëmijë nga mar...
LDK thotë se nuk e voton buxhetin nëse nuk përfshihen amenda...
Dy të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë mbrohen në h...