Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar stërvitjet me instruktorët e forcave turke.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto stërvitje janë duke u realizuar sipas praktikave të vendeve anëtarë të NATO-së.
“Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike”.
“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. paqeruajtëse”,ka shkruar Mehaj.
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...
AUV asgjëson mbi 7,900 produkte ushqimore për fëmijë nga mar...
LDK thotë se nuk e voton buxhetin nëse nuk përfshihen amenda...
Dy të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë mbrohen në h...