Ramiz Lladrovi ka dhënë sot betimin e tij si i pari i komunës së Drenasit. Këtë e ka bërë të ditur sot vetë Lladrovci përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
Betimin për kreun e Drenasit Lladrovci e bëri në asamblenë komunale të këtij qyteti.
“Ky betim për mua paraqet detyrim edhe obligim ligjor e moral që së bashku me juve, të bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët e komunës së Drenasit. Sot, fillon një kapitull i ri, për mua dhe për Juve, sepse, shumica nga ju jeni për herë të parë në Asamblenë komunale, prandaj, nga ky moment, ua ofroj bashkëpunimin e plotë, të gjithëve pa dallim, pozitë e opozitë, pa dallim partie apo grupi kuvendor. Ju uroj të gjithëve sukses e punë të mbarë, në përmbushjen e pritshmërisë së qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.
Lladrovci madje nuk ka harruar të thur lave për veten e tij sa i përket qeverisjes së kaluar në këtë komunë.
“Dua t’ju njoftoj se puna jonë në Asamblenë e kaluar ka qenë shembullore në nivel vendi, sepse, vërtetë jemi përpjekur dhe kemi punuar së bashku për interesin qytetar pa dallim se për kë kanë votuar apo çfarë bindjesh politike kanë pasur. Në veçanti dua ta theksoj bashkëpunimin në Asamble, gjatë kohës së pandemisë”, është shprehur Lladrovci./arbresh.info/
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë