Interi do të ballafaqohet me trajnerin portugez, Jose Mourinho për herë të parë që kur ai i udhëhoqi ata drejtë tripletës në vitin 2010, kur do të ketë përballë Romën të enjten.
“Tuttosport” thekson se kanë ndryshuar shumë gjëra te Interi që prej largimit të Mourinhos.
Tekniku italian ishte në krye për vetëm dy sezone te “Nerrazzurët, por ndikimi dhe trashëgimia e tij ishin të rëndësishme, duke e udhëhequr klubin drejt Scudetto-s në sezonin e tij të parë në krye, përpara se t’I çonte ata në trefishin e vetëm evropian në të dytin.
Nga ai ekip, ish-trajneri, Javier Zanetti mbetet nënkryetar i klubit, ndërsa Piero Ausilio mbetet si drejtor sportive, por përndryshe është një ekip krejtësisht tjetër.
Mourinho nuk do të kthehet në San Siro për t’u përballur me “Nerazzurrët” si kundërshtar deri më 24 prill të vitit të ardhshëm, por “përplasja” e tij me ish-skuadrën e tij do të jetë një moment mjaft domethënës.
Thashethemet sugjeruan se trajneri portugez kishte shpresuar për punën e “Nerazzurrëve” përpara se Antonio Conte të vendosej përfundimisht në verën e 2019, por tani ai është në krye të “Giallorossëve” dhe do të jetë në anën tjetër kundër Interit për herë të parë./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...