Paris Saint-Germain ka njoftuar të premten se mbrojtësi, Sergio Ramos do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave në Ligue 1 kundër Lens për shkak të problemeve muskulare.
Spanjolli, i cili kishte bërë debutimin e tij për klubin kundër Saint-Etienne – pasi mori një dëmtin në rëndë, pak para transferimit të tij në Paris – gjithashtu humbi barazimin pa gola kundër Nice në mesjavë.
Paris Saint-Germain tregon se orari i punës së qendërmbrojtësit është modifikuar, por se ai do të rikthehet në stërvitje të plotë të dielën. Ndërkohë, të dielen pritet të rikthehet edhe bashkëkombasi i tij, Ander Herrera, ndërsa mesfushori, Julian Draxler rikthehet në stërvitje pas 2-3 javësh.
Neymar po vazhdon trajtimin për dëmtimin e kyçit të këmbës dhe një grup i ri testesh javën e ardhshme do të përcaktojë sasinë e saktë të kohës për të cilën ai është jashtë fushës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...