Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi iu ka bashkuar sot shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” e cila koordinohet nga Zyra e UN Woman-it në Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave.
Lumezi në mesazhin e tij për ketë fushatë,ka theksuar se 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore janë thirrje dhe veprim për eliminimin e dhunës ndaj grave, duke siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale për të gjitha gratë, që kanë pësuar nga aktet e ndryshme të dhunës.
Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës dhe ka për qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...