Një shqiptar i cili po transportonte mbi 6 kg kokainë, të fshehur shumë mirë në furgonin e tij është arrestuar sot nga policia italiane.
Ai e përdorte punën e tij si korrier për fshehur trafikun e kokainës. Ai u arrestua në dalje të autostradës Sarzana. Policët ndaluan furgonin me targa spanjolle dhe vendosën të bënin një kontroll rutinë.
Shqiptari shfaqi menjëherë një gjendje ankthi të dukshme, ndaj patrulla vendosi ta thellonte kontrollin me ndihmën e njësisë së qenve, të cilët, pasi hipën në furgon, filluan menjëherë të raportojnë me këmbëngulje brendësinë e dyshemesë.
Kokaina ishte e ndarë në 19 pako, ndërsa vlera e saj në treg llogaritej deri në 1.5 mln euro.
Gjithsej në 19 pakot kishte 6.150 kg kokainë të pastër, e cila u sekuestrua së bashku me furgonin e përdorur për transport.
Shqiptari i cili rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë, u shoqërua në burgun e Masë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?