Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar se më 6 dhjetor do mbledh Këshillin Drejtues, ku do të vendoset për veprime tjera sindikale.
Sot punëtorët shëndetësor kanë mbajtur grevë 8 orëshe.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka vazhduar me Grevën e Përgjithshme 8(tetë) orëshe duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.
Grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim e në këtë mes edhe popullata e gjerë e cila është solidarizuar me punëtorët shëndetësor.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shfrytëzon rastin ti falenderojë punëtorët shëndetësor dhe pacientët.
Në fund FSSHK njofton të gjithë punëtorët shëndetësor se me datë 06.12.2021 është ftuar Këshilli Drejtues I FSSHK-së ku do të merren vendime për veprime të mëtutjeshme sindikale”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...