46 trupat e viktimave do të mbërrijnë nesër në Shkup.
Për Arbresh.info, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Veriore, Muhamet Hoxha, tha se janë duke u bërë përgatitjet dhe procedurat e pritjes.
“Jemi duke punuar për tërë procesin e ardhjes së tyre. Nesër do të mbërrijnë në Shkup trupat e viktimat te aksidentit në Bullgari”, ka thënë Hoxha.
Kufomat pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, ndërsa pritet të transportohen me avion ushtarak, të cilin e ka siguruar Qeveria e Bullgarisë.
Në aksidentin tragjik në Bullgari, humbën jetën 46 persona, mes tyre 12 fëmijë. /arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë