Brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur tetë raste të dhunës në familje në tetë komuna të ndryshme në Kosovë.
Njofimi i plotë i Policisë së Kosovës:
· Podujevë, 30.11.2021 – 20:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë, 01.12.2021 – 00:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante .
· Prishtinë, 30.11.2021 – 08:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë, 27.11.2021 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i cili jeton jashtë Kosovës. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social ndërsa me urdhër të prokurorit është cilësuar rasti dhunë në familje. Rasti është duke u hetuar.
Podujevë, 01.12.2021 – 15:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e birë (i biri i mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur edhe fizikisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Novobërdë, 01.12.2021 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë, 30.11.2021 – 17:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistës ka mohuar një gjë të tillë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.
Vushtrri, 01.12.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...