Istogë| Burri e gjen gruan të vdekur në shtëpi

10:38 | 2 Dhjetor 2021
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Istogu ka raportuar në polici se kur është kthyer në shtëpi, e ka gjetur gruan pa shenja jetë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Ndërsa, ë lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i PK-së:

· Istog, 01.12.2021 – 19:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur pa shenja jete bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/