Punëtorët shëndetësorë në Kosovë nga nesër do të hyjnë persëri në grevë 8 orëshe për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për Ligjin e Pagave.
Sipas njoftimit, si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8 orëshe pranë institucioneve shëndetësore.
Njoftmi i plotë:
Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore.
Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jipen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...