Nga sot qytetarët e interesuar për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë do ta kenë mundësinë që nga sot deri më 17 dhjetor të aplikojnë për vizë në këtë ambasadë.
Për dallim nga herët e tjera, tani procedura për pajisje me vizë pune gjermane është ndryshuar, pasi që nga sot qytetarët e Kosovës që duan të marrin vizë gjermane, do ta kenë sistemin e hapur për aplikim dhe se përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.
Pavarësisht se sa aplikojnë, brenda një muaji me vizë pune mund të pajisen rreth 450 persona.
Në njoftimin e Ambasadës lëshuar të hënën thuhet se procedura e shortit do të mbikëqyret në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin.
Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga sot në orën 14:00 deri më 17 dhjetor në orën 12:00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje