Sot është Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS.
E, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se po ndërmerr masa jo vetëm sa i takon trajtimit të personave me HIV por edhe për të parandaluar infeksionin, veçanërisht tek popullata kyçe.
Sipas ministrisë edhe gjatë këtij viti, edhe përkundër Pandemisë në asnjë rast nuk është ndërprerë dhënia e kësaj terapie.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr masa jo vetëm sa i takon trajtimit të personave me HIV por edhe për të parandaluar infeksionin, veçanërisht tek popullata kyçe.
Ministria e Shëndetësisë siguron terapinë ARV për te gjithë te infektuarit me HIV.
Trajtimi i rasteve me HIV bëhet në Kliniken Infektive të QKUK-së.
Edhe gjatë këtij viti, edhe përkundër Pandemisë në asnjë rast nuk është ndërprerë dhënia e kësaj terapie.
Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile ofrojnë shërbime për të gjithë personat që duan të dijnë statusin e tyre për HIV shoqëruar me një këshillim profesional për të ndihmuar ata të përshtaten me rezultatin e testimit. Sot është një ditë për të rritur ndërgjegjësimin për t’u informuar dhe për t’u testuar në kohë për virusin HIV por edhe një moment për të reflektuar se të gjithë mund të luajmë një rol në luftën kundër HIV, veçanërisht për reduktimin e stigmës dhe diskriminimit që ende ekziston rreth kësaj sëmundje.
LEXO EDHE:
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 19 janar, publikohet agjen...
Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës ta ratifikojë sa më...
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, p...
Nis takimi i presidentes Osmani me komandantin e NATO-s, Wik...
IKSHPK: Në shumicën e komunave uji i pijshëm brenda standard...
Fillon afati kalimtar në basketboll