Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Brnabiq ka deklaruar se politikania gjermane bën dallime kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Serbi.
“Sundimi i ligjit është një gjë tjetër në rastin e Prishtinës dhe tjetër në rastin e Beogradit? Serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët kudo tjetër”, tha Brnabiq.

Deklarata e kryeministres serbe ka bërë që të reagojë, Viola von Cramon, e cila ka thënë se sundimi i ligjit vlen njëlloj për të gjithë, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani.
“Unë gjithmonë do të mbroj të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht kombësisë. Në vend që të më sulmoni, përpiquni të flisni me njerëzit tuaj në Gornji Nedeljica”, iu drejtua Cramon, Brnabiqit.
Ndryshe, Cramon ka qëndruar javë më parë në shtetin serb, ku u sulmua verbalisht nga disa mbështetës të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...