Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka informuar se pas alarmit për bombë në qendër të Shkupit, ajo ka kryer të gjitha kontrollet dhe ka konstatuar se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.
Ndërkohë, sipas MPB-së, po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacion të rrejshëm dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët.
Si pasojë e alarmit për bombë, një pjesë e rrugëve në qendër të Shkupit ishte bllokuar për qarkullim.
Më vonë ndërkaq qytetarët kanë vazhduar lëvizjen lirshëm pas verifikimit të organeve të sigurisë.
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu