
Jan 15, 2014; San Diego, CA, USA; General view of the basket during warmups prior to the San Diego State Aztecs game against the Fresno State Bulldogs at Viejas Arena. Mandatory Credit: Christopher Hanewinckel-USA TODAY Sports
Këtë mesjavë do të luhen disa duele interesante në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet kampionit Golden Eagle Yllit dhe skuadrës së fundit në renditje, Dritës
Therandasit kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse gjilanasit kanë 11 humbje në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.
Takim më i barabartë shihet mes Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Vreshtarët kanë dy fitore dhe nëntë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore dhe pesë humbje.
Sfida pritet të jetë e barabartë, duke marrë parasysh se të dy skuadrat do të hyjnë vetëm për fitore.
Përballja e fundit zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe që kanë pasur rivalitet mes tyre ndërmjet veti në vitet e fundit.
Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe pesë humbje.
Prizreni 16 – Peja do të llogaritet rezultati i arritur në Ligën Unike.
Superliga – Java 12
E mërkurë
17:00 Golden Eagle Ylli – Drita
19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
E enjte
19:00 Trepça – Bashkimi
Prizreni 16 – Peja (REZULTATI I LIGËS UNIKE)
Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...