Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër fillon stina e dimrit meteorologjik.
Sipas njoftimit, temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.
IHMK-ja ka kërkuar kujdes për shkak të ngricave.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 01-02.12.2021
Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet. Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...