Ralf Rangnick thuhet se do të konfirmohet zyrtarisht si trajneri i ri i përkohshëm i Manchester United brenda 24 orëve të ardhshme.
Tekniku gjerman duket se do të marrë drenat në “Old Trafford” menjëherë, megjithëse nuk është ende e qartë nëse ndeshje t ij e parë në krye do të jetë kundër Arsenal apo Crystal Palace, supas “The Athletic”.
Raporti shton se Rangnick ndoqi barazimin 1-1 të Manchester United me Chelseann dje në TV në Gjermani, megjithëse ai nuk kishte asnjë ndikim mbi taktikat e ekipit apo përzgjedhjen e Michael Carrick.
Duket se Paul Pogba është entuziast për idenë për të punuar nën Rangnick, sipas “The Athletic”, me francezin që dëgjon gjëra pozitive për të nga kontaktet e tij në lojë.
Rangnick më parë ka impresionuar me rolet e tij në RB Leipzig dhe klubet të tjera dhe do të jetë intriguese të shihet se çfarë mund të bëjë ai në një klub të madh si United.
“Djajtë e Kuq” me të vërtetë mund t’ia dilnin mirë me këtë emërim pas kaq shumë emërimeve të dobëta menaxheriale që nga pesionimi i trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson në vitin 2013./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...